Aksioni antidrogë në Vlorë, pezullohet shefi i krimeve të Himarës

Shqipëria

Aksioni antidrogë në Vlorë, pezullohet shefi i krimeve të Himarës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Operacioni i madh antidrogë i zhvilluar në qytetin e Vlorës solli boshatisje të postës së policisë së Himarës.

Mësohet se është arrestuar edhe punonjësi i kësaj poste, David Fakaj inspektor, ndërkohë që kanë pezulluar dhe shefi i krimeve të Himarës si dhe dy punonjës dhe inspektor të fshatrave të Vlorës.

27 persona u arrestuan, ndërsa 4 u shpallën në kërkim për bashkëpunim gjatë aksionit.

Pjesë të këtij organizimi të jashtëligjshëm kanë qenë burra dhe gra, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre policë, kryetarë fshati dhe inspektorë të pyjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat