Prej 20 ditësh i intubuar, koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku

Shqipëria

Prej 20 ditësh i intubuar, koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 08:02
Frederik Kekezi

Covid 19 ka regjistruar një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Një tjetër mjek ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 25 numrin në total.

Bëhet fjalë për mjekun gjirokastrit, Frederik Kekezi, ish-mjek anatomopathollog pranë spitalit rajonal, i cili kishte 20 ditë i shtruar në spital i intubuar.

Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor.

Para pak ditësh u nda nga jeta mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat