Basha flet për 10-vjetorin e liberalizimit të vizave: Askush nuk e besonte, por ëndrra u bë realitet

Shqipëria

Basha flet për 10-vjetorin e liberalizimit të vizave: Askush nuk e besonte, por ëndrra u bë realitet

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:12
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për 10-vjetorin e liberalizimit të vizave. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati foli për vështirësitëm e procesit, por që në fund ëndrra u bë realitet.

Sipas Bashës, me të drejtë shumë shqiptarë ishin mosbesues, por falë punës dhe përkushtimit, tha kryedemokrati arritën që të heqin vizat që mundonte shqiptarët.

“Dua ta nis me një nderim për një ditë të shënuar që na ka bashkuar para 10 vitesh, ditën kur shqiptarët i dhanë fund makthit të ndarjes së familjeve në dysh, radhëve të gjata para ambasadave për të marrë një vizë dhe vite e dekada të prindërve pa vizituar fëmijët e tyre.

Shqipëria arriti në një stacion që ne vazhdojmë ta gëzojmë, stacionin e lëvizjes së lire.

10 vite më parë realizuam një ëndërr. E tillë ishte. Mosbesimi ishte i jashtëzakonshëm. 

Kur nisëm punë për heqjen e vizave shumica nuk e besonin se ajo ditë do të vinte. Një komb i rraskapitur në dyert e ambasadave. Familje të dëshpëruara. Një mur i lartë i ngritur në mes të familjeve shqiptare.

Ishte një proces shumë i vështirë, shumë i komplikuar, por ne ja dolëm. Bëmë realitet lëvizjen e lirë për shqiptaret, për prindërit, për studentët dhe rininë“, tha Basha.

Basha bëri edhe premtimin se do të bëjë të mundur anetaresimin e Shqiperise ne BE.

“Jam krenar që kam bërë detyrën time, e kam provuar bashkë me ekipin qeverisës që asgjë s’na ndal për të arritur qëllimet më të mira nëse kemi prioritetet e duhura, nëse prioritet janë njerëzit, jo vetëvetja. Siç kemi punuar për të hequr vizat që askush nuk e besonte, kështu me një bashkim të ri të shqiptarëve do bëjmë të mundur edhe një hap tjetër të rëndësishëm siç është anëtarsimi i Shqipërisë në BE. Sot në këtë ditë të errët për vendin thirrja ime për shqiptarët është kini besim! I kemi mundur vështiriësitë dhe bashkë di ia dalim sërish”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat