Ia kërkoi babai i të ndjerit/ Veliaj: Rruga ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij

Shqipëria

Ia kërkoi babai i të ndjerit/ Veliaj: Rruga ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Erion Veliaj

Me kërkesë të familjes, Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin “Klodian Rasha”, rrugës pranë shtëpisë së të ndjerit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat