Pas ndalimit nga policia, Gjonaj pezullon Shefen e Shërbimit të Provës në Kurbin

Shqipëria

Pas ndalimit nga policia, Gjonaj pezullon Shefen e Shërbimit të Provës në Kurbin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna të Lindita Lelçaj, me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin.

Më herët Lelçaj u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Kurbinit.

“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna. Urdhri i Ministres së Drejtësisë mban datën 15.12.2020.”

Lelçaj mësohet se u ndalua nga autoritetet policore gjatë pasdites së kësaj të marte, për akuzën e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat