‘Dhuna në protesta e dirigjuar nga opozita’/ Meçaj: Këto akte tregojnë se ajo ka probleme me zgjedhjet

Shqipëria

‘Dhuna në protesta e dirigjuar nga opozita’/ Meçaj: Këto akte tregojnë se ajo ka probleme me zgjedhjet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:18
Arben Meçaj

Opinionisti Arben Meçaj tha se protesta e organizuar ishte e dirigjuar nga opozita dhe kjo u pa te prania e anëtarëve të saj dhe kur ato pak njerëz që arriti të mblidhte nuk u zgjat në kohë duke ‘vdekur’ pas pak ditësh.

Protestat e dhunshme dhe me trazira tha Meçaj krijohen gjithmonë para zgjedhjeve dhe kjo që opozita të elektrizojë elektoratin e vetë.

Por për Meçen fakti që u mblodhën pak veta dhe përdorimi i akteve të dhunës tregon se opozita ka probleme me zgjedhjet.

“Qytetarët të drejtën ta kërkojnë me protestë paqësore dhe me institucione, por këtu ne nuk kemi sindikata. Protesta praktikisht ka mbaruar. U organizua një lëvizje dhe në momentin kur kupton se sa pak persona ka në një protestë ajo është e destinuar që të vdesë. Për mua një grup prej 300 personash nuk përfaqëson asgjë por një grup të fragmentizuar dhe të dirigjua nga forcat politike.  Në momentin kur forcat politike tentojnë qe para zgjedhje te elektrizojnë elektoratin e vetë përmes akteve të forcës, tregon se ka probleme me zgjedhjet. Strukturat politike nuk arritën që të bindnin dhe mblidhnin njerëzit dhe kjo tregon se ajo ka probleme me zgjedhjet dhe duhet të kuptojë se çfarë nuk shkon“, tha Meçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat