Dalin fotot e policit të plagosur në protestë, niset drejt Turqisë për ndërhyrje të specializuar

Shqipëria

Dalin fotot e policit të plagosur në protestë, niset drejt Turqisë për ndërhyrje të specializuar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Fadil Allaraj

Në ditën e parë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, u plagosën 8 efektivë policie, ku njëri prej tyre u plagos në sy duke rrezikuar humbjen e shikimit.

Efektivi Fadil Allaraj ka udhëtuar drejt Turqisë për një ndërhyrje të specializuar me shpresën që mund t’i kthehet një pjesë e shikimit.

Lajmin për fluturimin e efektivit drejt Turqisë e dha kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në profilin e tij në Facebook.

“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Rama në Facebook. Shkrimi shoqërohet edhe me disa foto.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat