Ishte parashikuar seanca e fundit këtë të enjte/ Konferenca e Kryetarëve: Kuvend edhe pas Krishtlindjeve

Shqipëria

Ishte parashikuar seanca e fundit këtë të enjte/ Konferenca e Kryetarëve: Kuvend edhe pas Krishtlindjeve

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Gramoz Ruçi

Me propozim të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një mbledhje të mbajtur sot u vendos që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.

Sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat