“Shqiptar m**i”- I arrestuan të birin për plagosjen e ish-boksierit shqiptar, biznesmeni: Ai ishte...

Shqipëria

“Shqiptar m**i”- I arrestuan të birin për plagosjen e ish-boksierit shqiptar, biznesmeni: Ai ishte...

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Jorgos Leventakis

I ati i një prej personave të arrestuar për plagosjen e 32-vjeçarit shqiptar, Pavllos Petraq Misia në lagjen Peristeri të Athinës, pasditen e djeshme, ka reaguar, duke thënë se i biri i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Biznesmeni Jorgos Leventakis u shpreh se djali i tij ishte thjesht në vendin dhe kohën e gabuar.

“Jani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Djali nuk ka asnjë lidhje me çështjen. As nuk dhunoi, as nuk qëlloi. Ai nuk kishte as armë. Kishte vetëm një shumë të madhe parash. Ndërsa personi tjetër është nipi im, dhe punon në ndërmarrjen time. As ai nuk e njeh shqiptarin”, tha biznesmeni grek, pronar anijesh.

Sipas tij, i biri kishte shkuar vetëm për të blerë një makinë.

32-vjeçari shqiptar u dhunua me sende të forta nga dy persona në një pikë të shitjes së makinave, dhe më pas u qëllua me armë në këmbë.

Para se ta qëllonte me armë, djali i biznesmenit e kishte fyer shtetasin shqiptar me përmbajtje raciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat