Operacioni anti-drogë/ Gjykata e Vlorës le në burg 27 të arrestuar, njërin “e shpëton” Covid-i

Shqipëria

Operacioni anti-drogë/ Gjykata e Vlorës le në burg 27 të arrestuar, njërin “e shpëton” Covid-i

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Pamje nga gjykimi

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 27 nga 28 të arrestuarit në Vlorë nga operacioni anti-drogë i dy ditëve më parë.

I vetmi që ka shpëtuar nga burgu është Ismet Hyseni, i cili sot nuk u paraqit në gjykatë për shkak se kishte simptoma të Covid-19 dhe për këtë arsye gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave.

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë.

Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat