Mimi Kodheli votoi kundër/ Balla: S’ka mundësi! Ka qenë e ulur me mua

Shqipëria

Mimi Kodheli votoi kundër/ Balla: S’ka mundësi! Ka qenë e ulur me mua

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Taulant Balla

Sot në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër.

Ajo që vihet re është se në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është edhe Mimi Kodheli.

Po për këtë të fundit, Taulant Balla tha në Open se kjo duhet të jetë një lapsus: Nuk ka mundësi se Mimi ka qenë ulur me mua. Unë them që është një lapsus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat