Zgjedhjet e 25 prillit, Maliqi: Edhe 8 seanca të mbetura nga shpërndarja e Parlamentit

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit, Maliqi: Edhe 8 seanca të mbetura nga shpërndarja e Parlamentit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Lefter Maliqi

Deputeti opozitar, Lefter Maliqi ka shkruar se tashmë kanë mbetur edhe 8 seanca parlamentare deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Maliqi e ka cilësuar këtë proces si shpërndarje të Parlamentit, teksa ka shtuar se zgjedhjet do të jenë një moment deciziv për të ardhmen e shqiptarëve.

“Edhe 8 seanca të mbetura nga shpërndarja e Parlamentit, për përballjen e madhe politike të 25 prillit.

Këtë herë, nuk është thjeshtë një proces zgjedhor, por moment deciziv për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kthehem apo jo në mandatin e tretë, në Tempullin e Demokracisë, rëndësi kanë gjurmët…

Ndoshta… ikja me gëzim është kthim me triumf!”, shkruan Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat