Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Shërbimit të Provës në këtë qytet, Lindita Lelçaj.
Burime bëjnë me dije se masa e sigurisë, Lelçajt i është dhënë në mungesë, pasi për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Lezhës.
Lindita Lelçaj, e cila akuzohet për korrupsion, dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.
Sipas burimeve, gjatë momentit të arrestimit, shefes së shërbimit të provës i është gjetur edhe një sasi vlere monetare, të cilat i ishin dhënë nga i infiltruari.