PD: 18 milionë euro të shpenzuara për dixhitalizimin e mësimi online një dështim

Shqipëria

PD: 18 milionë euro të shpenzuara për dixhitalizimin e mësimi online një dështim

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:32
Ilustrim

Partia Demokratike thotë se qeveria pati një dështim spektakolar me arsimin dhe periudha e pandemisë e nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur.

Në një deklaratë për median nga selia e PD-së, ish deputeti Endri Hasa u shpreh se dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.

“18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online. Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve. Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri  e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme. Dixhitalizim ne shkolla nuk pati asnjëherë në keto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë.

PD denoncoi se qeveria caktoi 18 milionë euro për dixhitalizimin por realiteti përballë është për të dëshiruar.

“Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë.

Në letra janë 18 milionë Euro për projekte dixhitalizimi dhe mësimi online, por në realitet nu eshte bere asgjë.

Së pari, nuk ka infrastrukurë funksionale të IT. Shumica e shkollave dhe universitetetet publike, ende nuk kanë kabinete funksionale, me kompjuter apo laptop për nxënësit dhe studentët. 6000 Tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi.

Në kohën e pandemisë kur tabletat duheshin më shumë se kurrë, ato nuk u përdorën pasi i kane vjedhur dhe kanë dalë jashtë funksionit.

Së dyti, nuk ka platformë dixhitale, funksionale dhe të destinuar për eLearning. Platforma e sajuar akademi.al nga zgjidhje u shndërrua në një hall e problem për mësues, prindër e nxënës.

Së treti, qeveria nuk investoi gjatë pandemisë asnjë qindarkë për mësimin online, nuk mbështeti familjet për sigurimin e internetit falas, siç u bë në shumë vende. Edhe aq sa u bë, u bë për shkak të përkushtimit të mësuesve nga pajisjet e tyre personale. “

Hasa e mbylli deklaratën duke kujtuar se qytetarët duan ndryshimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat