Rrëmbeu një person në këmbim të 4 mijë eurove vitin e kaluar, ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari

Shqipëria

Rrëmbeu një person në këmbim të 4 mijë eurove vitin e kaluar, ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një 29 vjeçar i dënuar për rrëmbimin e një personi vitin e kaluar në Fushë Krujë, është ekstraduar nga Athina informon sot policia.

Besmir Xhokrosa akuzohet për rrëmbim personi me qëllim dhënie të një shume parash në këmbim të lirimit.

“Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut ” informon policia e  shtetit

I riu i lindur në Burrel ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat