Fatmir Mediu: Gratë dhe vajzat të mos lejojnë përdorimin e tyre vetëm për kuota

Shqipëria

Fatmir Mediu: Gratë dhe vajzat të mos lejojnë përdorimin e tyre vetëm për kuota

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Fatmir Mediu

Gratë dhe vajzat republikane gjatë konferencës kombëtare të kësaj partie diskutuan fizikisht dhe online me njëra-tjetrën për rolin dhe angazhimin e  tyre në politikë. 

Gjithashtu në këtë takim u diskutuan dhe u trajtuan sfidat në të cilat përballen çdo ditë. Në konferencën kombëtare të gruas republikane, kryetari Fatmir Mediu ju kërkoi atyre që në politikë të mos përdoren thjesht si kuota plotësuese, por të shpalosin vlerat e tyre.

Fatmir Mediu: Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës. Mos pranoni t’ju përdorin për numra, për kuota që të zbukurojnë shëmtinë e pushtetit dhe të antivlerave.

Mediu akuzoi kryeministrin Rama që me rilindjen e tij po tenton të ushqejë ndjenjën e frikës në shoqëri.

Fatmir Mediu: Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare, kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëhet çdo gjë. Sepse sipas tyre shqiptarët nuk kane forcë për tu ngritur. Sepse Rama dhe regjimi i korruptuar që ka ndërtuar, kanë bindjen dhe mendojnë se kanë në dorë jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë

Këtë takim e përshëndeten edhe eurodeputetë, deputetë të rajonit si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat