Rama nxjerr videon: 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit

Shqipëria

Rama nxjerr videon: 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 08:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë 60 sekonda pamje nga kantieri ku punohet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. VIDEO e shkurtër tregon të gjitha këndet ku kryhen punimet.

Në sfond ajo ka muzikë me çifteli e cila është tradicionale e zonës.

“Mirëmëngjes dhe me këto 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka premtuar se Aeroporti i Kukësit do të jetë gati shumë shpejt. Me ironi ai ka deklaruar  se do të kthejë qytetarët kuksian në vend me ndërtimin e aeroportit, madje duke i sjellë vota edhe rivalit politik, Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat