Shehu: Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet

Shqipëria

Shehu: Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon të përdorë ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet, duke veçuar në këtë rast vaksinën kundër koronavirusit.

Shehu ka renditur ato që dihen deri tani për variantin e ri të virusit dhe masat që duhen marrë nga qeveria si në vendet e tjera.

Postimi:

Ndryshimet virale kërkojnë masa inteligjente-jo Kasandra e mallkime për partnerët!

Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet, veçanërisht për vaksinën dhe mallkuar partnerët për atë që kjo Qeveri nuk realizoi.

Në fakt ky fenomen genetik paraqit deri më tashti:

– Disa mutacione virale që e kanë bërë atë rreth 70% më ngjitës.

– Megjithëse nuk duket që virusi është bërë direkt më dëmtues, fakti i rritjes së shpejtësisë së transmetimit çon në mbi ngarkesë të re të sistemeve shëndetësore, gjë që ka pasoja negative mbi të sëmurët.

– Nuk ka të dhëna që ka ndryshuar efikasiteti i vaksinave.

Pra në vend të mallkimeve, Rama e qeveria e tij duhet të zhvillojnë masa adaptuese si në vendet e tjera, që korelojnë me çfarë duhej bërë, por që nuk janë realizuar:

1- Sigurimi edhe me urgjent i sasive të mëdha të Vaksinës Covid. Përdorimi i saj së paku për personelin mjekësor duhej të fillonte tek ne para 15 Janarit.

2- Rritja e shpejtësisë së përhapjes së infeksionit imponon një nivel më të lartë të kujdesit parësor, shumë fishuar edhe masat mbrojtëse për atë personel.

3- Duhet organizuar me efikasitet mjekimi “në shtëpi” i pacienteve, gratis, pavarësisht rezultatit të “tamponit”.

4- Duhen shumë fishuar testimet PCR e liberalizuar në treg “testet e shpejta”, për t’u mundësuar nga publiku kudo, në çdo farmaci, laborator, ambulator etj.

5- Duhen shfrytëzuar menjëherë spitaleve periferike, rritja e shpejtësisë së përhapjes detyrimisht çon në rritje të nevojave spitalore.

6- Me të njëjtën logjikë duhet të zgjerohen e forcohen edhe Postet e Reanimacionit në vend, që dhe aktualisht janë larg standardeve.

Të gjitha këto e të tjera si sigurimi i maskave për popullsinë, rregulla efikase etj, janë masa të kërkuara gjatë nga ne, tashti të forcoheshin!

Por Rama në dështimin e tij jo vetëm që e ka lënë gjendjen jashtë kontrollit, po edhe sot kërkon të fshihet mbas “profecive” e mallkimeve, ndaj atyre që janë shpresa jonë e vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat