Kur do të shpërndahen bursat për studentët, flasin përfaqësues të ministrisë dhe rektoratit

Shqipëria

Kur do të shpërndahen bursat për studentët, flasin përfaqësues të ministrisë dhe rektoratit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Janë me mijëra studentë, në pritje të bursave.

Studentët po hasin sërish vështirësi, për shkak të vonesës së bursave.  Ata thonë se në kushtet kur mësimi zhvillohet “on-line”, bursat janë edhe më të vlefshëm për ta, pasi iu duhet të paguajnë kosto shtesë.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit thotë se prej këtij institucioni janë kryer të gjitha procedurat, disa rektorate thonë se në janar kryhen transfertat nga qeveria.

Dy muaj nga fillimi i vitit të ri akademik, studentët e disa universiteteve nuk kanë marrë ende bursën.

Nuk kanë marrë bursa Universiteti Politeknik, ai i Tiranës dhe Univeristeti Bujqësor. Por pavarësisht se të rinjtë po hasen më këtë problem, ata i frikësohen daljes publike.

Ministrinë e Arsimit pretendoi se i ka kryer të gjitha procedurat për kalimin e lekëve në universitetet e vendit, dhe sipas tyre tyre, vonesa mund të lidhet me menaxhimin e brendshëm të universiteteve.

Përfaqësues nga rektorati i UT thonë se në janar do të kryhen transfertat nga qeveria dhe do të jetë fillimi i vitit 2021, koha kur bursat do të nisin të shpërndahen.

Vetëm Universiteti Politeknik konfirmoi se shpërndarja do të bëhet brenda dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat