Coronavirusi në Shqipëri, bie numri i të shtruarve në spitale

Shqipëria

Coronavirusi në Shqipëri, bie numri i të shtruarve në spitale

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2210 testime, nga të cilat 503 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe gjashtë persona.

 

 

Ndërkohë, për të tretën ditë radhazi, numri i personave të infektuar është më i vogël se të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 550 persona.

Pozitive është edhe rënia e personave të shtruar në spitale ku aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat