A u shpik COVID-19 në laborator? Mjekët japin mendimin e tyre mbi dyshimet e mëdha

Shqipëria

A u shpik COVID-19 në laborator? Mjekët japin mendimin e tyre mbi dyshimet e mëdha

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, mjeku e epidemiolog Dritan Ulqinaku, epidemiologu Ilir Alimehmeti, Aurora Dollenberg, mjeke në Gjermani dhe Lusinda Osmanagaj, mjeke në Itali gjatë emisionit “Ilva Now” shprehën mendimin e tyre lidhur me teoritë konspirative mbi krijimin e COVID-19 në laborator që nëse do të ishte i vërtetë si fakt do të shënonte fillimit e luftës biologjike

Dritan Ulqinaku: Prirem të besoj se është natyral por duhet të theksojmë se shkenca ka arritur në nivelit ku edhe mund të prodhohet në kushtet laboratorike një virus i tillë.

Ilir Alimehmeti: Çdo evidence flet për rrugën natyrale, pastaj diskutimi a ishte në atë zonë të Kinës ku u gjet apo fakti se aty ka një laborator shumë të mirë dhe arriti ta gjej dhe si pastaj u përhap mbeten të panjohura. Po të kishte ndodhur në fillim në Tiranë ne nuk do ta kishim gjetur dot, do ta kishin gjetur ndoshta në Milano por ata në Wuhan e gjetën.

Skënder Brataj: E them me bindje që është herezi të thuash që është prodhuar në laborator. Është një virus si qindra dhe mijëra të tjerë  nuk ka asgjë të veçantë në ARN nuk është aq kollaj të ndërhyhet. Mund të modifikohet një virus por që ta prodhosh 1005 më duket e pamundur.

Aurora Dollenberg: Edhe në Gjermani ka shumë teori konspirative, madje ne kemi dhe dokumente shumë të qarta ku para 3 vjetësh ekziston një plan se si të reagosh ndaj koronavirus, që ekziston prej mijëra vjetësh por Sars-Cov2 është diçka e re. Mund të them se kapacitetet e shkencës për të arritur në një luftë biologjike të frikshme janë aty, ata laboratorët e mëdha në Kinë mund të prodhojnë gjëra nga më të çuditshmet, me të vërtetë që pastaj futet Zoti në lojë dhe ishalla mos të njohim katastrofa në ato lloj mase që nuk e përballojmë dot më.

Lusinda Osmanagaj: Debati ka qenë port ë gjitha studimet tregojnë se është virus natyral, nuk ka as njëlloj trajte që tregon se është ndërtuar në laborator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat