Mësimi online, PD: Fëmijëve t’u dhurohen tabletë nga shteti, pas 25 prillit gjërat ndryshojnë

Shqipëria

Mësimi online, PD: Fëmijëve t’u dhurohen tabletë nga shteti, pas 25 prillit gjërat ndryshojnë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Pamje nga vizita

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi së bashku me Ndriçim Mehmetin kanë vizituar një familje, ku 3 nga 4 fëmijët e saj ndjekin mësimin online për shkak të masave pandemike.

Ata janë shprehur se mësimi online ka qenë jo efektiv deri më tani, ku jo të gjithë nxënësit kanë mundësinë për të ndjekur mësimin ose e shmangin lehtësisht atë.

Vokshi ka kërkuar prezencën e shtetit te familjet me fëmijë të vegjël, duke propozuar edhe dhënien e tabletëve për nxënësit.

“Edhe pak muaj do të bëjmë durim me shpresën që pas 25 prillit gjërat do të ndryshojnë. E gjithë shoqëria po vuan sepse kjo shkon zinxhir. Po mundohemi që fokusin ta vëmë tek arsimi, sepse nëse nuk arsimohen atëherë ke impakt negativ në ekonomi, shoqëri por unë shpresoj që fëmijët tuaj të mos ikin por të rrinë këtu për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, sepse stafeta i takon atyre. Ju duhet të kishit një ose dy tableta të dhuruara nga shteti që fëmijëve t’u mundësohej mësimi online. Duhej të kishit internet falas nga qeveria siç e kanë bërë vendet e tjera“, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat