Rama: E ëndërroj momentin kur nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin

Shqipëria

Rama: E ëndërroj momentin kur nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:46
Edi Rama

“Unë nuk besoj se në politikë ka miq. La vetëm bashkudhëtarë të mirë, ose të këqij.” Kështu është shprehur Kryeministri Rama duke cituar një shprehje të François Miterrand, lidhur me momentin e largimit nga pushteti.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevizu këtë mbrëmje në "Opinion", lidhur me momentin kur telefoni i tij mund të mos bjerë më, Rama tha, se ai e ëndërron atë moment.

"Këtu kanë të bëjnë pritshmëritë, nëse ndërton një pritshmëri të ndryshme atëherë zhgënjehesh. Nuk kam asnjë pritshmëri, sepse unë besoj që në politikë nuk ka miq, ka vetëm bashkudhëtarë të mirë, ose të këqij. E ka thënë dikush tjetër më i zoti se unë dhe më në vendin e duhur se sa unë për ta thënë, François Miterrand.

Unë mendoj që në momentin që mbaron kjo pjesë, pjesa tjetër shpresoj unë duhet të jetë një pjesë, kur ti nuk kërkon më të njëjtën gjë. e ëndërroj momentin kur telefoni im nuk do jetë i përmbytur dhe kur unë nuk do jem i detyruar ta ngre telefonin çdo herë", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat