Korçë, të shtëna me armë zjarri në ajër, policia vihet në ndjekje

Shqipëria

Korçë, të shtëna me armë zjarri në ajër, policia vihet në ndjekje

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Pamje nga video

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, e njohur edhe si lagjia e “Radenecit”.

Autori ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.

Denoncimi në polici është bërë nga banorët e lagjes që kanë dëgjuar të shtënat.

Një grua thotë për Ora News se kanë qenë katër të rinj me një makinë të bardhë.

Policia dhe agjentët janë vënë në kërkim të autorit, ende i paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat