Imzot Frendo jep mesazhin e veçantë me rastin e Krishtlindjes: Mos të lëmë që politika...

Shqipëria

Imzot Frendo jep mesazhin e veçantë me rastin e Krishtlindjes: Mos të lëmë që politika...

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:51
Imzot George Frendo

Imzot George Frendo ka dhënë ditën e sotme një urim të veçantë për Krishtlindje përmes mikrofonit të “Shqipëria Live”.

Përmes një video-mesazhi, Imzot Frendo shprehet se “në emrin e Krishtit dhe Kishës Katolike, uroj të gjithë teleshikuesit gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”.

“Le të jetë një ftesë që të angazhohemi më shumë për atë drejtësi që është themi i paqes. Uroj që teksa festoni brenda familjes tuaj të vogël të ndjeni më shumë praninë e Zotit në mesin tuaj , që do t’ju forcojë.

Uroj që viti që do të fillojmë, 2021, të jetë ma mirë se viti se është duke u mbaruar. Të jetë një vit që të na sjellë më shumë shpresë kundër Covid-19.

Viti që po vjen të garantojë më shumë bashkëpunim mes nesh, e mos të lëmë gjëra si politika, rast përçarjesh mes nesh, jemi një popull, jemi të gjithë bijtë të Zotit, pavarësish nga ngjyra e lëkures”, ishte mesazhi i Imzot Frendos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat