I zunë pritë tre persona pastaj e plagosën, zbardhen detaje të reja nga plagosja në Dibër

Shqipëria

I zunë pritë tre persona pastaj e plagosën, zbardhen detaje të reja nga plagosja në Dibër

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 51-vjeçarit Faik Zeqja në Dibër, ku mësohet se 51-vjeçarit i është bërë pritë në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, nga tre persona të maskuar.

Të katërt janë përplasur fizikisht fillimisht dhe më pas një nga të maskuarit e qka qëlluar me armë zjarri në këmbë Faik Zeqjan.

Ashtu i plagosur, 51-vjeçari ka arritur që të shkojë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po kërkon që të identifikojë autorët dhe t’i vërë ato në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat