Sa i aftë është studenti i mjekësisë që studion online? Rakacolli: Testet e shpejta në fillim s’do bënin punë

Shqipëria

Sa i aftë është studenti i mjekësisë që studion online? Rakacolli: Testet e shpejta në fillim s’do bënin punë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:53
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e ftuar në Report Tv, foli për situatën e Covid, testet e shpejta dhe shqetësimin e studentëve për mësimin online. Rakacolli tha se testet e shpejta, nuk janë efektive në fillimet e pandemisë, duke shtuar se në vendin tonë kanë ardhur në kohë.

Sipas zv. ministres testet e shpejta nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tampon, duke shtuar se këto të fundit  përdoren kur ka transmetim komunitar.

“Testet e shpejta e kanë efikasitetin në një situatë të caktuar epidemiologjike. Ato nuk mund të përdoren në fillim të pandemisë pasi nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tamponi, ata janë të rëndësishëm në këtë situatë epidemiologjike që jemi aktualisht ku kemi transmetim komunitar dhe japin informacionin siç duhet. Testet e shpejta kanë ardhur në momentin e duhur për situatën që po kalon Shqipëria. Ata janë të besueshëm dhe rezultative në kohën që bëhet brenda 5 ditëshit të parë të simptomave, nëse bëhet më vonë mund të jetësh pozitiv, por testi del negativ për disa arsye”, tha Rakacolli.

Ndërkohë në intervistë, e pyetur nëse një student mjekësie që mëson online është i aftë për të ruajtur dhe shpëtuar jetën e qytetarëve, Rakacolli ka thënë se nuk e rëndësishme se sa i merr njohuritë por se sa i përvetëson.

“Se si i merr mësimet nuk ka rëndësi, por rëndësi ka sa i përvetëson. Vendimi i shkollave dhe universitetet ka qenë një vendim shumë i debatuar. Vendimi për mësim online ishte tërësisht unanim”, tha ajo.

Që prej 2 nëntorit, të gjithë studentët po zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë. Deri më tani nuk është dhënë asnjë njoftim se kur do të nis mësimi në auditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat