Moti i keq sjell defekte në disa zona, OSHEE njofton qytetet që kanë probleme me energjinë

Shqipëria

Moti i keq sjell defekte në disa zona, OSHEE njofton qytetet që kanë probleme me energjinë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Ilustrim

Moti i keq ka shkaktuar në disa qytete të vendit avari me energjinë elektrike. Për këtë arsye, OSHE ka lajmëruar kryesisht në veri, disa zona kanë pësuar shkëputje të energjisë për disa orë.

Sipas njoftimit të OSHE-së, grupet e rregullimit të avarive janë në terren, pavarësisht kushteve të këqija të motit.

Njoftimi i plotë:

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq.

Nga informacioni i orës 15:00, raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.

Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës.

OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat