Bora çon turistët në Veri, Valbona, destinacion në kushtet e kufizimeve nga pandemia

Shqipëria

Bora çon turistët në Veri, Valbona, destinacion në kushtet e kufizimeve nga pandemia

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Pamje nga video

Lugina e Valbonës ka veshur mantelin e bardhë të borës e ka marrë hijeshi. Në zonën turistike trashësia e dëborës arrin 30 cm, ndërsa shkon më shumë se gjysmë metri në Rragam të Shalës.

Vetëm Valbona që rrjedh mes maleve dhe rrugët kanë ngjyrë tjetër.

Mbyllja e kufijve dhe e kufizimi i reshjeve vetëm në veri e ka kthyer zonën në destinacion pushimesh këtë fundvit.

Të shumtë janë ata që po shfrytëzojnë këtë kohë për t’iu larguar betonit të qyteteve shqiptare.

Thonë se i gëzohen klimës, bukurive të natyrës por edhe mundësive të argëtimit që ofrohen.

Reshjet intensive dëbore u regjistruan edhe në Pukë e Kukës.Në rrugët rurale ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa akset nacionale janë të gjithë të kalueshëm për zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës e bllokuar mbetet rruga e Thethit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat