"Pezullohet shërbimi", ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

"Pezullohet shërbimi", ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin e rëndësishëm

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në zyrat e aplikimit, shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Ambasada njofton se ditën e enjte nuk do të ofrohet ky shërbim dhe se për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të fillojë të martën, 5 janar 2021">2021.

Njoftimi

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:

Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020">2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020">2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021">2021.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021">2021!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat