Pas festave, emigrantët kthehen në vendet e punës

Shqipëria

Pas festave, emigrantët kthehen në vendet e punës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:42
Në pikën kufitare të Kakavijës

Kjo e dielë shënoi nisjen e fluksit të emigrantëve të cilët po kthehen drejt vendeve ku ata punojnë.

Në pikën kufitare të Kakavijës raportohet për një fluks normal drejt Greqisë përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pritet të ketë një rritje ditën e nesërme.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një fluks normal të lëvizjes. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga kjo pikë doganore kanë kaluar kufirin 1452 shtetas. Po punohet me katër sportele në hyrje-dalje nga pala shqiptare, ndërsa ajo greke punon me dy sportele. Nuk janë shënuar radhë. Nesër pritet të ketë një shtim të numrit të emigrantëve pasi dhe pronotimet në linjat e urbanëve kanë qenë të shumta. Shpresojmë të mos ketë fluks” raporton gazetarja e Ora News në Gjirokastër, Entiola Budo.

Numri i emigrantëve që erdhën për të festuar në atdhe ka qenë më i ulët këtë vit, kjo për shkak të pandemisë dhe kushteve të pafavorshme që u krijuan gjatë këti viti.

“2-3 autobusë kanë kaluar gjatë 24 orëve, brenda të cilëve ka pasur jo më shumë se 20 emigrantë. Një numër mjaft i ulët. Ajo çfarë është vënë re këtë vit është numri i shumtë i shqiptarëve që i janë drejtuar Greqisë për t’ju bashkuar fëmijëve të tyre në shtetin fqinj për të festuar. E kanë patur më të lehtë shqiptarët të shkojnë atje” raporton gazetarja e Ora News.

Ndërkohë në Kapshticë me 2 janar kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete.

Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat