Shumë pranë qytetit, rruga e fshatit Gjashtë që s’ka njohur asnjëherë investime

Shqipëria

Shumë pranë qytetit, rruga e fshatit Gjashtë që s’ka njohur asnjëherë investime

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:05
Qafë-Gjashtë, Sarandë

Kjo zonë në Qafë-Gjashtë të Sarandës nuk ka njohur asnjëherë investime thonë banorët.

“U bëmë 10 vjet këtu dhe nuk është bërë gjë.”

Pjesa më e madhe e rrugëve janë të shtruara me dhe. Në verë pluhur dhe në ditët me shi gropa me ujë e baltë.

Ndriçimin e paguajnë në taksa, por Bashkia e Sarandës nuk ua ofron.

“Ne na shkasin këmbët, nuk shikojmë natën. Drejtojmë dritën nga këmbët se gremisemi.”

Telat e energjisë elektrike është një tjetër problem që për banorët nuk ka marrë zgjidhje.

“Bashkia e Sarandës të rregullojë elektrikun, të mos bie shtylla se do të mbyten njerëzit me korentin.”

Për problemet e kësaj lagje, banorët thonë se kanë marrë vetëm premtimeve elektorale.

Zona ndodhet shumë afër me Sarandën, por banorët atje ndihen të përjashtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat