Fitoi betejën me Covid, deputeti Përmeti: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën…

Shqipëria

Fitoi betejën me Covid, deputeti Përmeti: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën…

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:49
Andi Përmeti

Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, daljen e tij të parë publike pas shërimit nga COVID-19 e bëri në një intervistë për Report Tv pasditen e sotme. Duke treguar mbi situatën që kaloi Përmeti thotë se gjendja ka qenë shumë e keqe dhe në rrezik për jetën.

“Ishte situata shumë e vështirë. Kalova 21 ditë në reanimacion. Dëmtimi i mushkërive ishte shumë i madh dhe jam në periudhë rikuperimi. Edhe sot pas 70 ditë kam nevojë për rikuperim. Po ju them që kur shkova në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Nëse do të isha kuruar në Shqipëri mendoj se këtë lidhje nuk do ta bënim dot.

Deputeti u shpreh se për kurimin e tij ka kontribuar familja e tij vetëm dhe asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, ndërkohë që nënvizoi se është hera e dytë që është infektuar.

“Asnjë institucion shtetëror nuk ka kontribuar në asgjë. Ka qenë i familjarëve dhe miqve të mi. Asnjë lek nga taksa paguesit shqiptar nuk është harxhuar për kurimin tim. Është hera e dytë që e kaloj COVID, herën e parë e kalove lehtë. Dhe unë e mora lehtë por ja që më kapi më keq. Më ka bërë shumë përshtypje se në telefonin tim përveç miqve kam parë shumë mesazhe nga deputetë të mazhorancës sesa nga ish-deputetë të PD-së. Dhe për këtë më vjen shumë keq. Mesazhe kortezie kam marrë më shumë nga PS”, tha ndër të tjera Andi Përmeti.

Deputeti i infektua disa javë më parë dhe nuk e ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme virusin, por pasi u dërgua për kurim në Turqi, pas trajtimit arriti ta fitojë betejën me COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat