Detajet tronditëse / “Gjithçka ndodhi në 10 minuta”, flet motra e dy viktimave te “Astiri”

Shqipëria

Detajet tronditëse / “Gjithçka ndodhi në 10 minuta”, flet motra e dy viktimave te “Astiri”

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:54
Anxhela Emini

Ka folur për herë të parë motra e vogël e viktimave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u vranë nga Përparim Ademi në 31 dhjetor.

Anxhela Emini ka qenë dëshmitare okulare e vrasjes së dyfishtë të motrave në 31 dhjetor në zonën e Astirit.

Ajo ka treguar se çfarë ka ndodhur në ato minuta të tmerrit që përjetoi, teksa humbi dy motrat e saj më të mëdha.

“Kam qenë në dhomën e gjjumit me nipin tim, gjithçka ndodhi brenda 10 minutash. Shumë shpejt dhe nuk e kam kuptuar, por kam parë me sytë e mi gjithçka, – tregon ajo për emisionin me "Zemër të hapur". – Mesa dëgjova, ka rënë zilja e më duket se Përparimi donte të sqarohej me motrat, por ato nuk kanë pranuar, pastaj është dëgjuar breshëria e armës”.

Anxhela më pas rrëfen se Përparimi ka tentuar të vetëvritej pas krimit të dyfishtë në banesë.

"Kam parë te vrima e çelsit, kishim hapur pak derën e ai po mbante armën poshtë mjekrës dhe po dridhej, më dukej se nuk ishte vetvetja dhe thoshte: ‘pse 3 vite, pse ikën këto tre vite kështu pse ma hëngre pas shpine’, këtë e dëgjova. Menduam se vrau veten, dëgjuam një plumb e mbyllëm derën nga frika, por pas 5 minutash hapëm derën e pamë që nuk ishte aty".

Ajo thotë se e ka mësuar vonë që ka qenë motra e Zhanetës dhe e Kristinës, duke pranuar edhe lidhjen 3-vjeçare me djalin e autorit të vrasjes.

"Motrat kam pak kohë që i kam njohur, se nuk e dija që kisha motra nga ana e babait, babi na ka lënë që të vogla, mami më tregoi më vonë. Kjo është arsyeja pse jam njohur me Kriston se kam ardhur këtu për të njohur motrat e mia. Nga data 25 kanë nisur konfliktet që motrat u ftohën, nuk donin t’i afroheshin më e i kishin bërë bllok në çdo vend, – vijon Anxhela. – Kam tre vite me Kriston, do e kisha dëgjuar po të përmendej prostitucioni apo trafikimi asnjë herë, do ma kishin treguar, se motrat m’i kanë thënë të gjitha historitë. Ndiheshin të lumutura, këtë e tregojnë dhe fotot. Ato flisnin me Bashkimin (vëllain), por nuk i tregonin asgjë ça ndodhte, se nuk donin ta mërzisnin. Motra e vogël Zhaneta kishte filluar një lidhje me një djalë më të ri në punën ku punonte, kjo ka shkaktuar acarime. Lidhja kishte nisur para 3 vitesh, por Perparimi tani e zbuloi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat