Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Më: 7 janar 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Për ditën e Enjte vendi ynë parashikhohet të ndikohet nga kushte të pa qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar. Hera herës reshjet në kohë afatshkurtër fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore dhe në verilindje reshjet e dendura të dëborës në lartësitë mbi 300-400metër. Mjegull e dendur në orët e mengjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 18-20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 4°C deri në 10°C

zonat e ulta 8°C deri në 14°C

zonat bregdetare 9°C deri në 15°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat