Kukës: Të miturit shkatërrojnë derën, vjedhin kompjuterat e klasës së informatikës

Shqipëria

Kukës: Të miturit shkatërrojnë derën, vjedhin kompjuterat e klasës së informatikës

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Tre të mitur janë arrestuar si autorë të vjedhjes së laboratorit të informatikës në shkollën e mesme të qytetit të Kukësit.

Adoleshentët “pasi kanë shkatërruar dyert e shkollës janë future në laborator ku dhe kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre, informon policia e Kukësit.

Si rezultat i hetimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të vjedhjes, që janë shtetasit e mitur E. E., E. E. dhe K. E., të cilët për shkak të moshës u proceduan në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat