Operacioni anti-drogë/ Reagon Çuçi: Godasim këdo që tenton të përfshihet në paligjshmëri

Shqipëria

Operacioni anti-drogë/ Reagon Çuçi: Godasim këdo që tenton të përfshihet në paligjshmëri

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:49
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit të SPAK ditën e sotme ku u ekzekutuan 23 vendime të GjKKO për kultivim lëndësh narkotike.. Ai përgëzon strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

“Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë”, shkruan Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat