Propozimi për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve/ Celibashi letër katër partive politike, ja çfarë kërkohet

Shqipëria

Propozimi për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve/ Celibashi letër katër partive politike, ja çfarë kërkohet

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:28
Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër 4 partive politike lidhur me paraqitjen e propozimeve për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve.

Sipas kërkesës, PS do të propozojë dy anëtarë në cdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër cift dhe sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ- të e renditura me numër tek.

PD do të propozojë: dy anëtarë në cdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek dhe sekretarin e KZAZ-së në KZAZ-të e renditura me numër cift.

LSI do të propozojë një anëtar në cdo KZAZ

PSD do të propozojë një anëtar në cdo KZAZ

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat