Tre vila ‘në buzë të greminës’ pranë shembjes/ Pamje apokaliptike, toka e gërryer rrezikon banorët

Shqipëria

Tre vila ‘në buzë të greminës’ pranë shembjes/ Pamje apokaliptike, toka e gërryer rrezikon banorët

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:33
Lezhë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit, e për pasojë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe disa rrugë janë bërë gati të pakalueshme.

Në Lezhë lagja “Besëlidhja” është përmbytur nga vërshimi i ujit, i cili ka hyrë në blloqet e pallateve. Ndërkohë në lagjen e Spitalit disa familje janë të rrezikuara për shkak të gërryerjes së tokës si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Siç shihet dhe në foto tre banesa (vila) ndodhet në “buzë të greminës” pasi dheu është gërryer aq shumë saqë duket sikur nga momenti në moment ato do të rrëzohen.

Fatmirësisht banorët janë evakuuar duke shmangur një tregjedi të mundshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat