Artur Lleshi u gjet i vrarë pas 9 muajsh, vëllai kërkon drejtësi: Dyshoj tek kunata dhe ish-gruaja ime

Shqipëria

Artur Lleshi u gjet i vrarë pas 9 muajsh, vëllai kërkon drejtësi: Dyshoj tek kunata dhe ish-gruaja ime

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:30
Artur Lleshi

Gjatë mesditës të datës 29.12.2018, në fshatin Gjuras, Shupenzë, është gjetur një trup njeriu (kufomë), gjysmë e dekompozuar. Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje. Ky ishte njoftimi i policisë më 29 dhjetor 2018.

Ndonëse kanë kaluar 2 vite e ca nga vrasja e Artur Lleshit, 31-vjeçarit nga Bulqiza, ende për këtë krim nuk ka një autor. Ngjarja e rëndë u zbulua në dhjetor të 2018-ës, ku trupi i pajetë i 31-vjeçarit u zbulua i vrarë me 3 plumba në një tunel në në fshatin Gjuras të Bulqizës, 9 muaj pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Nisur nga kjo, vëllai i viktimës, Lulzim Lleshi kërkon drejtësi për gjetjen e autorit të vrasjes së Arturit. Duke qenë se Prokuroria e Dibrës dhe Policia ende nuk e kanë zbardhur ngjarjen, Lulzimi ka kërkuar ndihmën e medias për ta rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e publikut. Lulzim Lleshi thotë se ka dyshime të forta që vrasja të ketë si autor apo organizator të saj familjarët e tij, e konkretisht ish-bashkëshorten.

“Vëllai im u gjet i vrarë para 3 vitesh në një tunel, prokuroria nuk ka ecur me këtë problem. Se di ku ka ngelur çështja. S’di ku ta kërkoj. Dua të zbardhet ngjarja. U gjet i vrarë me 3 plumba. E kanë mbuluar me dhe gurë. E kanë gjetur 4 persona të fshatit. Më pas ata njoftuan kryeplakun e fshatit, i cili më tha edhe mua. Dyshimet i kam brenda familjes. Gruaja e vëllait iku po ashtu dhe ish-bashkëshortja ime u largua pas një viti. Dyshimet janë brenda familjes. Dua drejtësi se këta persona nuk janë sot para gjykatës.

Artur Lleshi u denoncua si i zhdukur edhe nga bashkëshortja e tij para se ai të gjendej i vrarë në tunel. Në atë kohë, të dhënat e vetme për familjarët ishin që Arturi ishte nisur për të punuar në Maqedoninë e Veriut si çoban me datë 10 prill të vitit 2018, por që prej asaj date nuk kishin asnjë kontakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat