Shqipëria nën ujë/ Rama: Me Micotaqisin folëm për...

Shqipëria

Shqipëria nën ujë/ Rama: Me Micotaqisin folëm për...

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:39
Foto gjatë takimit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij grek Micotaqis.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covid-in apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo vizitë vjen teksa Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit dhe përmbytjet ishin paralajmëruar. Nga ana tjetër, Rama nuk tha asgjë për zgjerimin e Greqisë në ujërat shqiptare. 

MESAZHI I RAMËS

Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat