Rama: Ndodhin edhe në Paris e Londër

Shqipëria

Rama: Ndodhin edhe në Paris e Londër

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, kaloi në ‘spiropalizim’ teksa po vizitonte zonën e Çervenit në Fier.

Duke reaguar për përmbytjet në vend, Rama tha se ngjarje të tilla mund të ndodhin edhe në Paris apo Londër.

“Problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë, faktikisht sot duket që ka funksionuar gjithë sistemi i kanalizimeve, sepse uji është tërhequr. Sepse është si puna e lavamanit. Kur i fut superpresion, ai mbushet. Sfida është se lumi i egër të bën hatanë. Lavdi Zotit për momentin jemi në rregull. Tani nëqoftëse ndodh një apokalips, edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, mes Londrës”, tha kryeministri Rama.

Për ironi, Shqipëria është përmbytur plot tetë herë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke regjistruar nga një përmbytje çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat