Darka e ministrave në Dubai, Demalia: Opozita e bën mizën buall dhe pozita e bën buallin mizë

Shqipëria

Darka e ministrave në Dubai, Demalia: Opozita e bën mizën buall dhe pozita e bën buallin mizë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:26
Ilir Demalia

Në një lidhje direkte për RTV Ora, analisti Ilir Demalia komentoi darkën e ministrave Balluku dhe Ahmetaj në Dubai në shoqërinë dhe të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Mazniku, këshilltarit të Kryeministri Rama dhe biznesmenit Samir Mane.

Demalia tha se me këtë situatë po luhet nga të dy krahët politikë ku opozita e bën mizën buall dhe pozita e bën buallin mizë

Ilir Demalia për RTV Ora: Këtu po luhet nga të dy krahët politikë. Aq më tepër tani që jemi para fushatës. Opozita e bën mizën buall dhe pozita e bën buallin mizë. Por ajo që do theksoj unë pasi dëgjova komentet e qeverisë që ka qenë darkë pune, aty ka qenë bilioneri tashmë Samir Mane kështu që mund të ketë paguar dhe Samir Mane që nuk janë asgjë 12 mijë dollarë për të. Por pse këto bëhen në mënyrë underground sikur po bëhet ndonjë gjë sekret. Përderisa këto janë investime që do të bëhet në vend qytetarët duhet të dinë çdo të bëhet ashtu siç duhet të dinë çfarë do bëhet me ,marrëveshjen e detit. Ashtu siç duhet të bëhet transparencë për të gjitha marrëveshjet që bën qeveria.

Demalia tha se e gjithë kjo situatë ndodh sepse në Shqipëri nuk ka institucione.

Ilir Demalia për RTV Ora: Edhe nëse ajo darkë ka kushtuar 120 mijë dollarë nuk më intereson. Mua më intereson pse ndodh kjo. Kjo ndodh sepse ne nuk kemi institucione. Dhe as nuk kemi pasur qyshse kemi krijuar shtetin shqiptar. Të ulemi me këmbë në toke se nuk jemi pikë reference askund. Ndaç si madhësi, ndaç si kualitet, ndaj si civilizim. Ajo darkë nuk është asgjë sepse po t’i hyjmë kësaj pune duhet ti hyjmë me themel pra vijmë prapë të sistemi i drejtësisë, që nuk kemi institucione, nuk kemi gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat