Ishte në kërkim / Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Kukës përplaset me policinë, nxjerr armën dhe…

Shqipëria

Ishte në kërkim / Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Kukës përplaset me policinë, nxjerr armën dhe…

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:35
Abedin Oruçi

Ish-kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ishte në kërkim është përplasur sot me policinë.  Sipas News24, mësohet se Oruçi  ka nxjerrë armën dhe ka dëmtuar të paktën 5 policë.

Raportohet gjithashtu se Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë.

Ndërkohë në vendin ku ndodhi përplasja kanë shkuar 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.

Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” . Po punohet për kapjen e shtetasit A.O.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat