Oboti nën ujë, banorët apel qeverisë për ndihmë: Po na ngordhin bagëtitë

Shqipëria

Oboti nën ujë, banorët apel qeverisë për ndihmë: Po na ngordhin bagëtitë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:02
Oboti

Në fshatin Obot, çdo familje e ka nga një varkë, për t'i shpëtuar ujit që vërshon në shtëpitë e tyre pothuajse çdo vit.

“Këtë varkën që më bëtë pyetje ju, unë e kam blerë vetëm për përmbytje, asnjë farë pune nuk bëj me të”, u shpreh banori Vlash Pjetri.

Për të shkuar në shtëpinë e Vlash Pjetrit, e vetmja mënyrë është kjo varkë.

“Këtë vit kemi dy javë të përmbytur, dhe nuk jemi përmbytur asnjëherë në këtë masë. Rruga është e bllokuar prej dy javësh. Për çdo vjet sa herë që bie shi përmbytemi”, shprehet banori.

As gjatë këtyre ditëve, dhe as vitet e kaluara, ai thotë se nuk ka marrë as ndihma, e as dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

“Dëmshpërblim kam marrë vetëm në 2010  dhe në 2011, asgjë tjetër. Asnjë ndihmë nuk na ka ardhur vetëm sot kanë sjellë ujë”- u shpreh Pjetri.

Të njëjtën gjë na pohojnë edhe banorët e tjerë të Obotit.Oboti nën ujë, banorët apel qeverisë për ndihmë: Po na ngordhin bagëtitë“Situata nuk ka më keq, jam banor i fshatit Obot. Pa bukë dhe pa ujë, bagëtia po na ngordhin. Kemi derra në shtëpi, kemi dele, lopë, asnjë gjë, asnjë ndihmë nuk na kanë sjellë. I kërkojmë qeverisë që të na ndihmojë. Jemi përmbytur edhe në 2018 dhe nuk na ka ardhur asnjë ndihmë. Nëse kryeministri i Shqipërisë që ka qenë dje këtu, të verë dorën për këtë popull se janë 200 familje. Situata shumë e vështirë, vetëm 12 shishe ujë që na kanë sjellë”- u shprehën disa nga banorët e tjerë të zonës.

Dhjetëra hektarë sera, tokë e mbjellë dhe bazë ushqimore për bagëtitë, prej ditësh janë nën pushtetin e ujit.

“Kam 17-18 dynym tokë të cilat janë nën ujë tashmë”- tha një prej banorëve.

Shpresa e vetme për banorët e Obotit, është që reshjet e shiut të mos vazhdojnë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat