Akuzat për ish kreun e Qarkut

Shqipëria

Akuzat për ish kreun e Qarkut

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:48
Abedin Uruçi

Abedin Uruçi, prej muajit tetor 2020 ishte në kërkim. Nga arratia, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Alma Ahmeti dhe rrëzimin e urdhërit të ndalimit të prokurores Rita Gjati.

Në datën 26 tetor 2020, Abedin Uruçi, ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, i ishte drejtuar gjykatës së qytetit me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe urdhërit të ndalimit të nxjerë nga prokurorja, Rita Gjati, shkruan ora news.

Kjo masë sigurimi ishte nxjerë për shkak të veprimeve arbitrare që ish-zyrtari i shtetit kishte kryer, duke ndërtuar pa lejë, “kanosur punonjësit e bashkisë” dhe “kundërshtuar ata me forcë”.

Kjo kërkesë është ende në fazën e gjykimit të gjykatën e Kukësit dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Alma Ahmeti.

Por mësohet se njëherësh brenda muajit nëntor 2020, Abedin Uruçi, ka kërkuar sërisht në gjykatë, përjashtimin e gjyqtares Alma Ahmeti dhe pavleshmërinë absolute të udhërit të ndalimit të nxjerë nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjati.

Kjo kërkesë e tij për të nxjerë “nul” urdhërin e arrestit dhe përjashtuar gjyqtaren Ahmeti, është rrëzuar në 10 nëntor 2020, duke bërë që ndalimi i tij të mbetej në fuqi.

Sot (12janar 2021) forcat policore të Kukësit kishin marë informacion se Abedin Uruçi, qëndronte në ambjentet e një hoteli në Kukës, dhe menjëherë kanë shkuar për të bërë arrestimin e këtij personi.

Por sapo policia është afruar për ta arrestuar, Abedin Uruçi, ka reaguar duke nxjerë nga brezi një armë pistoletë, dhe e ka mbushur atë. Efektivët e policisë kanë mundur ta neutralizojnë me shpejtësi, duke i kapur armën.

Në këto momente palët janë konfliktuar fizikisht, ku sipas burimeve nuk kanë munguar grushtat dhe shkelmat, çka ka sjellë lëndimin e disa punonjësve të policisë.

Arratisja

Gjatë përleshjes Abedin Uruçi, sërisht ka mundur të shpëtojë duke u larguar me vrap.

Ndaj Uruçit që nga muaji tetor 2020 momentalisht janë ngritur, tre akuza si ajo e “Ndërtimit pa lejë”, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, por pritet që ti shtohen dhe akuza të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat