Gjonaj: Rama po i personalizon marrëdhëniet me Turqinë, po përfiton kapital personal e politik

Shqipëria

Gjonaj: Rama po i personalizon marrëdhëniet me Turqinë, po përfiton kapital personal e politik

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:53
Edlira Gjonaj

Në një intervistë për Tempora, ekspertja e komunikimit Edlira Gjonaj u shpreh se Rama po i personalizon marrëdhëniet me Turqinë dhe po i përdor për kapital personal e politik.

Gjonaj: E reja e vetmja në vizitën e Ramës në Turqi ishte vetëm përmendja e zgjedhjeve nga presidenti turk.

Frika që ekziston sot është se po personalizohen marrëdhëniet e dy shteteve, duke përfituar një individ i vetëm që po i jep vetes kapital personal dhe politik për zgjedhje.  

Kjo vizitë vjen pas refuzimit të hapit të radhës për integrimin e vendit dhe për të mos u kryqëzuar nga opinioni publik, pretendohet që të zgjidhet një partneriteti i tillë publik. Ai erdhi në pushtet duke na premtuar BE-në dhe tashmë parter strategjik na dilka Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat