Plagosja e ndërtuesit të pallatit në Tiranë/ avokatja e bashkëpronarit: Albert Muça ndodhej në shtëpi, nuk ishte i pranishëm në sherr

Shqipëria

Plagosja e ndërtuesit të pallatit në Tiranë/ avokatja e bashkëpronarit: Albert Muça ndodhej në shtëpi, nuk ishte i pranishëm në sherr

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:34
Ilustrim

Pak orë më parë, biznesmeni Saino Llanaj u plagos me armë zjarri.

Sipas avokates Sheri, Sino Llanaj dhe Albert Allmuçaj janë bashkëpronar të një rezidence banimi prej 60 mijë metrash.

Ajo thotë se konflikti mes tyre ka nisur më herët: “Albert Allmuçaj ishte në shtëpi kur mori vesh për ngjarjen. Shkoi vetë në komisariatin nr.2. Kjo nuk është hera e parë, sepse problemet kanë nisur më herët. Dy shoqëritë kanë një kontratë dhe duhet të investonin të dy për ndërtimin.

Por, invetsimi i premtuar nga shoqëria Llanaj shpk nuk është bërë, për një periudhë u bllokua ndërtimi. Bashkia Tiranë nuk jepte leje dhe shtetasi Sino Llanaj u bë palë me bashkinë duke thënë se nuk do që të rinovohet leja e ndërtimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat