Korçë, 10 cm borë/ Akull në rrugë, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes, pajisuni me zinxhirë

Shqipëria

Korçë, 10 cm borë/ Akull në rrugë, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes, pajisuni me zinxhirë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:05
Korçë

Duke nisur nga qyteti i Korçës e deri në zonën e Dardhës, dëbora regjistron një trashësi prej 5-10 centimetrash.

Reshjet kanë vijuar deri në orën dy të mëngjesit. Prezencë bore ka edhe në akset nacionale.

Ulja e temperaturave ka krijuar dhe prezencën e akullit në rrugë.

Andaj sektori i qarkullimit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes si dhe pajisje me gomat e dimrit dhe zinxhirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat