“Baluket e ballit moj”/ Bashkëshortja e Bashës poston foton nga fëmijëria, urimi i veçantë për të atin

Shqipëria

“Baluket e ballit moj”/ Bashkëshortja e Bashës poston foton nga fëmijëria, urimi i veçantë për të atin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:55
Lulzim dhe Aurela Basha

Prej disa kohësh, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Aurela Basha poston në profilin e saj në “Instagram” foto të ndryshme, duke nisur nga ato familjare, me bashkëshortin apo edhe të gatimeve.

Por ditën e sotme, gruaja e Bashës ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj një imazh mjaft të veçantë. Përmes një fotografie të vjetër, ajo ka uruar publikisht me rastin e ditëlindjes, babain e saj.

Dnë foton në fjalë, ata shfaqen së bashku nga fëmijëria dhe e ka shoqëruar me këngën labe “Balluket e ballit moj”. Në këtë mënyrë me plot humor, ajo ka nxjerrë në pah edhe “look-un” e saj të lezëtshëm gjatë fëmijërisë.

“Edhe 100 tata??#ditelindjaebabit #happybirthday”, shkruan Aurela Basha bashkëngjitur  fotos ku shfaqet me bishtaleca e fjongo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat